Presheva beson te Edi Rama

  • Shqiptarët e Luginës së Preshevës shpresojnë për një përkrahje më të madhe nga Tirana zyrtare

Fitorja e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri, të cilat u vlerësuan pozitivisht nga përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe zgjedhja e kreut të PS-së, Edi Ramës si kryeministër i vendit, ka bërë që shqiptarët e Luginës së Preshevës të shpresojnë për një përkrahje më të madhe nga Tirana zyrtare.

Edi Rama kryeministër nuk ka kaluar pa u komentuar pozitivisht në mediat shqiptare të Luginës, shkruan “Presheva Sot”. Fillimisht, ndër shqiptarët e Luginës së Preshevës mbizotëronte një lloj indiferentizmi ndaj zgjedhjeve të 23 qershorit, por pas fitores së koalicionit të majtë, ata shpresojnë se qeveria socialiste do të angazhohet seriozisht në përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës elektorale, në lidhje me politikën që do të ndjekë për trevat shqiptare jashtë Republikës së Shqipërisë.

Pritshmëritë janë mjaft të mëdha, sidomos për çeljen e një Universiteti në Preshevë, i cili i mungon së tepërmi qytetit. Gjithashtu, me mjaft interes pritet edhe mbështetja që qeveria e re do t’u japë studentëve nga Lugona e Preshevës, që aktualisht studiojnë në Shqipëri.

Studentët nga Presheva presin lehtësimin e procedurave të regjistrimit në universitetet shqiptare. Vitet e fundit ka një rritje të studentëve nga Lugina, të cilët shfaqin interes për të studiuar në Shqipëri. Kjo rritje shoqërohet edhe me një problem të ri, siç është shtimi i kuotave të pranimit në universitetet shqiptare për studentët nga Lugina. Gjithsesi, pritshmeritë janë mjaft pozitive për qeverinë “Rama”.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT