Planifikuat vr*sjen e Lulzim Bashës në 8 Janar? Berisha: Nuk do t’i prekej asnjë fije floku! Ajo ishte protestë paqësore

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur mbrëmjen e sotme nëse kishte planifikuar vr*sjen e Lulzim Bashës në protestën e 8 Janarit, pasi teza të tilla qarkullonin në opinionin public.
Ai u shpreh në intervistën në Nova Media se Bashës nuk do t’i prekej asnjë fije floku, pasi protesta ishte paqësore, por kryedemokrati do të nxirrej butësisht jashtë selisë.
Pyetje: A kishit në plan ju që në 8 janar t’i merrnit jetën Lulzim Bashës? Sepse hidhen teza që Lulzim Bashës i rrezikohej jeta, i bënë demokratët sikur vajtën për të vr*rë Lulzim Bashën. A kishit plani ju zotëri për të ekzekutuar Lulzim Bashën, ky ishte plani juaj?
Berisha: Në mënyrë absolute kishte vetëm këto pika; së pari, hapja e dyerve të blinduarave dhe heqja e blindave nga shtëpia jonë, së dyti, nxjerrja e vr*sësve dhe banditëve nga shtëpia jonë sepse ajo është shtëpia e demokratëve, është shtëpia e lirisë. Së treti siç kam theksuar nxjerrja butësisht pa cenuar asnjë fije floku, të Lulzim Bravës nga zyra e kryetarit pasi ai ishte i shkarkuar nga 4446 delegatë të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe 44 mijë anëtarë në referendumin e 18 dhjetorit. Për dijeni Lulzim Basha dhe disa nga ata që ishin brenda i kishin të gjitha autoveturat në oborr dhe veturat e tyre nuk i ka prekur njeri dhe nuk ka një gërvishtje në to. Në të gjithë atë protestë jo Lulzim Brava, por asnjë polic ndonëse u vërsulën shtazërisht mbi protestuesit, nuk është gërvishtur, nuk është plagosur në atë protestë. Unë shpalla një protestë paqësore dhe ajo ishte protestë paqësore. Po shpalla se dyert do hapen dhe dyert nuk hapen me duar. Në të gjithë botën hapja e dyerve të shtëpisë bëhet me mjete te caktuara kur mbyllen.