Basha e Berisha tregojnë forcën e tyre, në qytete të ndryshme, por në të njëjtin orar

Kjo e diel do të jetë plot zhvillime në kampin blu. Basha dhe Berisha do të demonstrojnë forcën e tyre në bazë, duke takuar mbështetësit.
Pas ndryshimeve të reja në PD, Basha do të shkojë në qytetin e Fierit, me kryetarin e ri të grupit parlamentar, deputetin Enkelejd Alibeaj.
Deputeti i këtij qyteti ka qenë në ndër më të ashprit sa i përket përplasjeve brenda kampit blu dhe protestes se 8 janarit, e për këtë ai u shpërblye, duke i dhënë këtë gradim, duke spostuar Alfred Rushajn.
Takimi i Bashës do të nisë në ora 11:00. Nga ana tjetër, Berisha ka njoftuar prej disa ditësh se sot do të jetë në Shkodër dhe ai zhvillohet në të njëjtin orar.
Ish-kryeministri do t’i mbledhë mbështetësit e tij në “Pallatin e Sporteve”, ndërsa foli për revolucionin demokratik.