8 janari është vetëm fillimi/ Berisha jep fjalën dhe i dërgon mesazh ndërkombëtarëve: Ne kurrë…

Është mbyllur takimi në Shkodër i ish-kryeministrit Sali Berisha me mbështetësit e tij. Qyteti i njohur si bastion i së djathtës e ka pritur liderin historik të PD-së, duke i treguar se i qëndron atij besnik.

Në mbështetje të Berishës ishin ish-deputetë, ish-kryetarë bashkie, por mungonin të gjithë deputetë aktualë të PD-së, duke mbajtur kështu anë me linjën zyrtare me Bashën.

Kjo mungesë u vu re edhe nga Berisha gjatë fjalës së tij, i cili u bëri thirrje atyre që të mos i shkonin prapa Bashës por të bashkoheshin me demokratët që i kanë votuar. Fati i Bashës, sipas Bashës, është vrima e miut.

Njëherësh Berisha u dërgoi edhe një mesazh ndërkombëtarëve duke i paralajmëruar se nuk e ndalin revolucioni paqësor.

“Unë ju premtoj ju se 8 janari është vetëm fillimi. Protesta të tjera do të ketë në ditët në vijim. Po i them ndërkombëtarëve se askush nuk mund ta ndalojë revolucionin paqësor. Ata që mbështesin Edi Ramën dhe Lul Bashën duke dalë kundër pluralizmit do të dështojnë. Kurrë ne nuk japim PD, ne kurrë nuk shkelmojmë mbi interesat Shqipërisë! Kurrë ne nuk shkelim pluralizmin. Flake dritën e këtij revolucioni, ta çojmë në çdo vatër shqiptare, të rikthejmë edhe një herë fitore plebishitare të vitit 1992”, tha Berisha në fjalën përmbyllëse përpara demokratëve të Shkodrës. Sakaq Berisha ka paralajmëruar edhe takime të tjera në qytetet e tjera të Shqipërisë./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT