Meta dhe Berisha në Shkodër, a do të ketë takim midis tyre?

Shkodra është kthyer në vëmendjen e politikës shqiptare. Qyteti më i madh verior pati zhvillime interesante, Sali Berisha zhvillloi takim me mbështetësit e tij në Pallatin e Sportit, duke nisur kështu lëvizjen e dytë kundër Bashës, pas protestë së 8 janarit.
Gjithashtu mësohet se edhe presidenti Ilir Meta ka qenë po sot në Shkodër dhe kjo për arsye për të kryer homazhe në nder të ish-futbollistit të shquar të këtij qyteti Ramazan Rragami që u nda dje nga jeta.
“Nuk mund të mos vija sot në Shkodër për t’i dhënë lamtumirën e fundit, futbollistit legjendë të Vllaznisë dhe Ekipit Kombëtar, trajnerit dhe profesorit të paharruar Ramazan Rragami. Ndava me familjen e tij të dashur, miqtë, bashkëlojtarët, dashamirësit dhe komunitetin shkodran ngushëllimet më të sinqerta dhe më të ndjera për humbjen e këtij personaliteti, që do të na mungojë të gjithëve dhe me të cilin pata privilegjin të njihesha nga afër. E kam të vështirë ta kuptoj një vizitë në Shkodër pa e takuar Ramazan Rragamin, po jam i bindur që kjo legjendë si gjithë legjendat do të mbetet gjithmonë në memorien tonë”, shkruan presidenti Meta.
Dy aktivitetet si ai politik dhe ai homazheve zhvillohen afër e jo në largësi, Pallati i Sportit dhe homazhet në hollin e Stadiumit “Loro Boriçi”, nuk i ndajnë as 100 metër distancë.
Ndërsa edhe Berisha në fjalimin e tij përpara demokratëve kërkoi mbajtjen e 1 minut heshtjeje në nderim të legjendës së futbollit shkodran, Rragami.
Presidenti Meta dy ditë më parë në një konferencë për shtyp doli kundër Bashës, dhe mbrojti demokratët. Ai më ironi theksoi se zhvillimi i rëndësishëm politik më 8 janar ishte dorëheqja e rojës së PD-së, duke anatamuar Bashën. Ndërsa dënoi atë që e cilësoi si dhunë ndaj demokratëve e ardhur nga brenda selisë së PD-së, gjë që është mohuar nga Basha.
Dy bashkëpunëtorët e dikurshëm politik ndodhen në të njëjtin qytet, e nuk mund të përjashtohet ndonjë takim mes tyre, duke u nisur që Meta nuk e ka mohuar që Berishën e ka pikë të dobët.