Merr fund saga Gjokoviç, serbi e pranon vendimin në heshtje dhe dëbohet nga Australia

Novak Gjokovic është dëbuar nga Australia pasi humbi një përpjekje të fundit në gjykatë për të qëndruar në vend.
Gjyqtarët refuzuan një sfidë të yllit të tenisit të pavaksinuar pasi qeveria ia anuloi vizën për arsye “mbrojtjen e shëndetit publik”.
Gjokoviç tha se ishte “jashtëzakonisht i zhgënjyer”, por e pranoi vendimin. Ai është nisur me një fluturim për në Dubai.
Ky shënon fundin e një sage 10-ditore, në të cilën serbi luftoi për të qëndruar në Australi dhe për të mbrojtur titullin e tij në Australian Open.
Mbështetësit e Gjokoviçit heshtën jashtë sallës së gjyqit, ndërsa vendimi u shpall në prag të asaj që do të ishte ndeshja e tij hapëse në turne. Një fanse i tha BBC-së se vera e saj do të ishte “boshe” pa parë duke luajtur 34-vjeçarin serb në turne.
Kryeministri australian Scott Morrison përshëndeti “vendimin për të mbajtur kufijtë të fortë dhe për t’i mbajtur Australianët të sigurt”, por qeveria e tij përballet me kritika brenda dhe jashtë vendit për mënyrën e trajtimit të çështjes.