Xhandarët serbë i vendosin automatikun në gjoks 84- vjeçarit (VIDEO)

Xhemajl Dauti (84 vjeç) dhe Sadri Ibrahimi (55) nga fshati Muçibabë kanë dalë për të prerë dru në malin e tyre dhe ende pa filluar punën, janë ballafaquar me automatikët e xhandarmërisë serbe në gjoks, të cilët kishin hyrë rreth dy kilometra në brendësi të territorit të Kosovës.

Ata tregojnë për gazetën “Zëri” se ngjarja ka ndodhur të enjten dhe se janë mbajtur të rrethuar për mbi gjysmë ore nga xhandarët, ndërsa asnjë polic i Kosovës nuk shihej duke kontrolluar në këtë pikë kufitare.
Dy banorët e këtij fshati fillimisht janë ndalur nga dy xhandarë këmbësorë, ku më pas kanë ardhur me motoçikleta edhe katër pjesëtarë të tjerë të xhandarmërisë, të cilët Xhemajlit dhe Sadriut gjatë gjithë kohës sa i merrnin në pyetje ua mbanin automatikët në gjoks.
“Ende pa arritur tek mali, jemi ulur, si kemi qenë ulur, pra 500 metra larg nga mali, tek po shkonim të presim dru veç kur na dolën dy xhandarë serbë, që as s’i kemi parë kah dolën para nesh, na kanë drejtuar automatikët në gjoks dhe na kanë thënë: pse keni shkelur në territor të Serbisë”, tregon Dauti për tmerrin që përjetoi nga xhandarët vetëm pak ditë më parë…/ZERI

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT