Altin Goxhaj: Sot Bashës i duhej bërë gjyq publik, jo miting

Avokati Altin Goxhaj ka komentuar takimin e Lulzim Bashës në Fier duke theksuar se ditën e sotme atij i duhej bërë gjyq publik dhe jo miting.

Gjithashtu avokati tha se njerëzit e Bashës paguhen nga Soros dhe një gjë të tillë e ka vënë në dukje edhe ish-kryeministri Berisha. Sa i përket vijueshmërisë së PD, Goxhaj u shpreh pesimist pasi Basha ende po mban vulën, ndërsa zgjedhjet lokale po afrojnë dhe mungojnë njerëz të aftë për të fituar.

Goxhaj:

I duhej bërë një gjyq publik sot Bashës jo një miting. Ku ka rast më të dobishëm që mund të shfrytëzosh kur di orën dhe vendin. Kur shkojnë njerëzit në një takim, duhet të shkojnë të mirëorganizuar. Gabimi më i madh është që e lejojnë Bashën që të korrë suksese. Këta janë të interesuar që atij të mos i preket asnjë fije floku. E shoh më keq se kurrë, janë sërish zgjedhjet lokale dhe Basha akoma mban vulën.

Nuk e di si do funksionojë, pasi nuk ka njerëz të aftë. Do të vazhdojnë protestat por puna është te rezultati, Basha po fiton kohë, po e trajtojnë me përkujdesje dhe mbrojtjeje. Nuk kam ç’a pres nga këta që rrethojnë Berishën, duhet të ndryshojë gjithcka, të paktën të krijohen struktura ekzekutive, njerëz të veprimit.

Këta nuk kanë asnjë lloj kualiteti intelektual. Narrativa është se Basha ka humbur por në fakt ai është armiku. Duma, Alibeaj, të gjithë persona me rrogë nga Soros.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT