“Erdogani tha me gojë se Shqipërinë do ta ndihmojë”/ Grupi polifonik i thur vargje presidentit turk (Video)

Një grup polifonik Gjergj Arjaniti-Mallakastër i kanë dedikuar një këngë Erdogan.

Ata ndodhen në Laç ku do të mbahet dhe ceremonia e dorëzimit 520 apartamenteve që janë ndërtuar me financim te qeverisë turke.

Vargjet e kenges

“Lajmi i bukur mbuloi dhenë,
E gjithë bota sot po zien,
Erdogani thonë me gojë,
Shqipërinë do ta vizitojë.

Lajmi i bukur mbuloi dhenë,
e gjithë bota sot po zien,
Erdogani tha me gojë
Shqipërinë do ta ndihmojë.
Shteti turk e Ankaraja, tregoi dashurinë e saj,
Shqipërisë ju gjend pranë porsi nëna për evlanë.”

Grupi polifonik gjendet në Laç, burime për gazetën Shqip thanë se do të këndojnë për ardhjen e Erdogan në Shqipëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT