“Erdogan do të më thoshte vëlla vetëm kur…” Rama nuk i ndal lavdërimet: Thotë atë që bën dhe bën atë që thotë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme fjalën e tij në Laç teksa i pranishëm ishte dhe Presidenti Erdogan.

Kjo ngjarje është duke u zhvilluar në kuadër të inagurimit të 524 apartamenteve të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit me financim nga qeveria turke.

“Mbaj mend që Erdogan më ka thënë: Dëgjo këtu Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën tonë. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk. Unë dëshiroj që t’i të jesh vëllai im dhe unë do të të them vëlla atëherë kur si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e popullit tënd. Unë jam shumë krenar që mund ta quaj veten mik të Erdogan.

I kam takuar të gjithë burrat e shteteve për shkak të detyrës dhe janë kurioz se ç’është kjo miqësi me Erdogan. Priren ta shijkojnë këtë si një çështje konspiracioni. Jo Turqia otomane, jo xhamitë, jo aspiratat e Presidentit etj etj. Kurse përgjigja ime është shumë e thjesht presidentit Erdogan thotë atë që bën dhe bën atë që thotë.” -tha Rama./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT