Erdogan në Kurbin, Meta mban maskën e veçantë, homazh te varri i Skënderbeut: Na përcaktoi identitetin tonë evropian

Në ditën kur presidenti turk po viziton qytetin e Kurbinit, presidenti Ilir Meta ka udhëtur drejt Lezhës për të bërë homazhe në varrin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Presidenti Ilir Meta vendosi një kurorë me lule në memorialin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë, teksa sot përkon me 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Nga vendi ku prehen eshtrat e Skënderbeut në Lezhë, Meta lartësoi figurën e Gjergj Kastriotit, si simbol i identitetit kombëtar. Kreu i shtetit mbante me vete edhe maskën e veçantë, ngjyrë të kuqe me simbolin e flamurit me shqiponjën e zezë.

“Sot është dita e kalimit në përjetësi e Kryeheroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, të cilin me shumë të drejtë Fan Noli e ka konsideruar ‘Shqiptari më i gjallë ndër gjithë shqiptarët, përgjithmonë!’

Sepse është jo vetëm Kryeheroi ynë Kombëtar, i cili i dha indentitetin më të fortë kombit tonë në mbrojtje të lirisë dhe të dinjitetit kombëtar e njerëzor, por njëkohësisht është ky personalitet i jashtëzakonshëm dhe një hero i qytetërimit evropian gjithashtu, i cili përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin europian të kombit tonë si dhe rrugën e të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Është kjo figurë kaq e madhe, që edhe shekuj më pas shërbeu si frymëzimi kryesor i Rilindjes sonë Kombëtare për të ngritur popullin shqiptar në luftën për liri, për shtetformim, për pavarësi.

Gjergj Kastriot Skënderbeu me veprën e Tij do t’i frymëzojë shqiptarët përgjithmonë në të gjitha betejat e tyre për liri, për sovranitet, për dinjitetin kombëtar dhe njerëzor”, tha Meta.

Erdogan në vizitën e tij zyrtare nuk ka të parashikuar një takim me presidentin Ilir Meta.

Erdogan në Kurbin, Meta mban maskën e veçantë, homazh

Back to top button
LAJMET E FUNDIT