Deputeti i PD: S’dorëzohemi përballë shoqatës së bravave, shulave e llozave. Basha i marrë peng

Deputeti i Partisë Demokratike, foli në nisjen e punimeve të Parlamentit 2022, duke shpërthyer në akuza ndaj liderit të selisë blu, Lulzim Basha.

Ai bëri të ditur se “opozita e vërtetë nuk dorëzohet përballë shoqatës së bravave”. Sipas Nokës, Basha është marrë peng nga qeveria.

“Je e pafajshme se ke marrë urdhra nga shoqata e llozave, bravave dhe shuleve të trajtohet sa më mirë pasi pa këtë shoqatë ju jeni të mbaruar.

I duhet regjimit kjo shoqatë se kështu mendoni se do fusni në thes opozitën dhe do shuani zërin opozitar. Por opozita nuk dorëzohet vetëm se keni marrë peng kreun e shoqatës. Bëjini bunker pengut edhe këtu, edhe në Surrel, por nuk e shpëtoni dot,” tha Noka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT