“Po pres fshatin ku do më internojnë”/ Deputeti i Berishës sulmon Bashën: Ktheu diktaturën, nuk më përjashton dot askush nga PD. Shqiptarët…!

Deputetet që kanë dalë në mbështetje të Sali Berishës kanë shfrytëzuar ditën e parë të Kuvendit për të folur kundër Lulzim Bashës. Edmond Spaho duke ironizuar vendimet e PD, tha se nuk mund ta përjashtojë askush nga Partia Demorkatike.
Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit kërkoi që të respektohet rregullora e Kuvendit, ndërsa Spaho theksoi se shqiptarët duhet ta dinë se nuk kanë të ardhme me Bashën.
Spaho: Nuk e kisha menduar që Lulzim brava do të na sillte në kohën e diktaturës kur përjashtohen njerëz nga partia, interohen. Unë tani po pres edhe fshatin ku do më internojë.
Nikolla: Nuk është procedurë kjo, nuk ka komente politike, por referojuni nenit të rregullores.
Spaho: Nuk më përjashton dot mua njeri nga grupi parlamentar i PD. Unë në PD kur kam hyrë kur kam tërhequr me zinxhir Leninin, Lulzim brava erdhi ministër. Shqiptarët duhet ta dinë se njerëzit nuk kanë të ardhme me këtë. Me një njeri që përpiqet të mashtrojë anëtarësinë e PD.