Erdogan nga Tirana: BE po na sjell vërdallë! Vazhdon me këtë politikë prej vitesh

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan akuzoi Bashkimin Europian nga Tirana se vazhdon me politikat e zvarritjes dhe premtimeve të pambajtura për vendet kandidate.

“BE akoma nuk e ka pranuar Turqinë si anëtare të tij, që nga hapja dhe mbyllja e kapitujve. Vetëm një kapitull kemi diskutuar. Teknika e sjelljes vërdallë e BE vazhdon akoma. Hapat që do të hidhen në lidhjen me NATO-n janë të rëndësishme dhe ne do të bëjmë detyrat tona”, deklaroi ai në konferencën për shtyp me Edi Ramën.

Presidenti turk deklaroi se roli i Turqisë në Ballkan nuk ka pse të shqetësojë asnjë vend tjetër.

“Në Ballkan është shumë e rëndësishme paqja dhe qetësia dhe ne do të bëjmë çmos për qetësinë dhe paqen në Ballkan dhe ne do të jemi një nga vendet që e garantojmë këtë gjë”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT