Lufta tregtare Shqipëri-Kosovë, fiton Serbia
Shqipëria e Kosova bëjnë luftë me njëra-tjetrën duke dëmtuar bizneset reciproke në favor të serbëve. Gazeta Shqip shkruan se autoritetet kosovare kanë devijuar maunat shqiptare drejt një “terminali privat” që rrit kostot e transportit, vendos tarifa shtesë duke i lënë hapësira të mira për të operuar bizneseve serbe, në dëm të konsumatorëve kosovarë.
De facto, Kosova ka bllokuar importimin e tullave nga Shqipëria. Tirana, është “kundër-përgjigjur” duke bllokuar mishin kosovar me pretekst “verifikimin e produkteve në laboratorë”.
Kjo luftë e pafytyrë në dëm të dy vendeve dhe konsumatorëve përkatës, ka nisur prej 4 vjetësh kur Shqipëria bllokoi qepët e patatet kosovare, që në kthim bllokuan çimenton e Shqipërisë, më pas qumështi i Shqipërisë, për të vijuar me miellin nga Kosova, transmeton “Express”.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.