Meta kërkoi informacion për 6 bashkitë pa kryetar, KQZ: Janë vetëm 3 bashki, s’kemi dijeni për Lushnjën, Rrogozhinën dhe Durrësin

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta në lidhje me bashkitë që kanë mbetur pa kryetar.
Kujtojmë se Meta pak ditë më parë njoftoi se ka nisur procedurat për të shpallur datën e zgjedhjeve për bashkitë që nuk kanë kryetar.
Në shkresën e saj, ajo thekson janë dy bashki për të cilat KQZ është njoftuar në rrugë institucionale. Është fjalë për bashkinë e Vorës dhe atë të Dibrës.
Ndërkohë që për rastet e bashkive të tjera, këshillat bashkiakë sipas ligjit kanë vënë në dijeni vetëm këshillin e ministrave dhe jo Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.