Erdogan flet për “Marrëveshjen e Përjetshme me Shqipërinë”: Sapo u formua Republika e Turqisë…

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në fjalën e tij përshëndetëse në Parlamentin e Shqipërisë, nuk ngurroi të lavdëronte marrëdhëniet dy paleshe.

Ai shtoi se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Turqisë datojnë që herët në histori prej shekujsh.

Megjithatë, lideri turk kujtoi kohën kur u formua Republika e Turqisë dhe një nga marrëveshjet e para ishte ajo me Shqipërinë.

“Menjëherë pas shpalljes së Republikës së Turqisë në vitin 1923, është bërë një nga marrëveshjet e para me Shqipërinë. Kjo marrëveshje, e cila quhet “Marrëveshja e Përjetshme e Miqësisë dhe Bashkëpunimit” në thelb zbulon se marrëdhëniet tona nuk janë vetëm ndërmjet shteteve, por edhe njerëzve, popujve dhe komuniteteve tona.

Edhe pse ka kufi fizik mes nesh , Shqipëria është fqinji ynë në zemër. Marrëdhëniet tona janë të shkruara në histori që përfshin 6 shekuj,” tha Erdogan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT