Berisha bojkoton fjalimin e Erdogan, deputeti i tij Bumçi: S’mund të jemi vasalë të Turqisë, ndihmoi dhe po ndihmon Ramën

Sali Berisha ka bojkotuar fjalimin e presidentit turk Tayyip Erdogan në Kuvend, edhe pse kishte njoftuar më herët se do ishte prezent në seancën e parë të këtij viti.
Nderkohe qe deputeti mbeshtetes i Berishes dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Aldo Bumçi ka komentuar vizitën e Erdoganit në vendin tonë.
Bumçi thekson se Shqipëria nuk është vasale e Turqisë. Ai shton se futja në lojën e brendshme politike e Erdoganit është veprim i gabuar.
“Nuk mund të jemi vasalë të Turqisë. Ne jemi mirënjohës për rindërtimin. Nuk mundet që përfaqësuesi i një vendi tjetër të përcaktojë se kush është përfaqësues i popullit shqiptar.
Ne nuk jemi pro as kundër grushtit të shtetit në Turqi, sepse në demokraci nuk pranohet grushti i shtetit. Marrëdhëniet e mira Shqipëri – Turqi janë marrëdhënie historike, por futja në lojën e brendshme politike është e gabuar. Rama po mban ca raporte jonormale si me Vuçiç”, deklaroi Bumçi./m.j