“Betejë komplimentash”/ Si e pritën mediat greke vizitën e Erdogan në Shqipëri?

Mediat greke kanë komentuar vizitën e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan në Shqipëri.

Sipas mediave helene pati një “betejë komplimentesh mes dy liderëve”. Ata sjellin në vëmendje deklaratën e Erdogan ku thotë: Shqiptarët e turqit janë si vëllezër.

Presidenti Turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka vizituar këtë të hënë Shqipërinë.

Mediat shkruajnë edhe për një kompliment që Rama i bëri liderit turk ku thotë: “I vetmi lider që mban fjalën”. Një media tjetër, “Etnos”, ka pasur si fokus të artikullit të tyre marrëdhëniet e mira mes dy shteteve dhe liderëve të tyre.

Ndërsa “Kathimerini”, e ka hapur artikullin e saj me titullin: Rama vlerëson mikun e tij Erdogan: Si ai nuk ka shumë, ndërsa tregon dhe deklaratën që kryeministri shqiptar bëri për Erdogan ku tha: Ka pak njerëz që Po-në e kanë po dhe Jo-në e kanë jo, e një prej tyre është presidenti turk.

Në agjendën e kësaj vizite një ditore në Shqipëri, presidenti kishte inaugurimin e 522 shtëpive në Laç, përurimin e xhamisë së restauruar Et’hem Beu dhe nënshkrimin e 7 marrëveshjeve dypalëshe. Kjo vizitë, është komentuar nga mediat greke.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT