Çfarë ka ndërmend Ilir Meta? Presidenti e thotë troç: Kam plane të udhëheq, jo të udhëhiqem

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, bëri të ditur sot se jo vetëm që nuk ka ndërmend të largohet nga politika por edhe se do të drejtojë.

Në një emision teliviziv ai tha se në të ardhmen ka plane të udhëheqë.

“Për të ardhmen kam plane të udhëheq, nuk kam plane që të udhëhiqem. Mendoj se lidershipi im ka qenë i drejtë.

Ky popull duhet të fitojë lirinë e tij dhe nuk duhet të presi më nga askush. Kjo e ka sjellë në këtë situatë.

Liria fitohet nuk dhurohet. Në të ardhmen do udhëheq betejat për sovranitet. Do kem gjithmonë logon e Shqipërisë,” tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT