A ka Basha pasaportë amerikane? Berisha: Në dijeninë time s’ka as vizë, agjencitë partnere ta hetojnë për pastrim parash

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Lulzim Basha nuk ka vizë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pyetur në emisionin “Quo Vadis” nëse Basha disponon pasaportë amerikane, Berisha tha se kryedemokrati nuk ka as vizë, “por do ta marrë”, shtoi ai.

Sakaq, Berisha i bëri thirrje agjencive ligjzbatuese të vendeve partnere ta hetojnë Bashën për pastrim parash dhe për “disa probleme të tjera”, për të cilat ish-kryeministri nuk preferoi të flasë më tepër.

Pyetje: A ka pasaportë amerikane Lulzim Basha?

Berisha: Në dijeninë time as vizë nuk ka, por do ta marrë. Ftoj agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere ta hetojnë për larje parash, dhe disa probleme të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT