Ndoka: Erdogan na trajton si vasal, na dhunoi historinë! Gylenistët nuk janë kriminelë

Kryetari i Partisë Demokrtistiane, Nard Ndoka ka qenë tejet i ashpër sa i takon vizitës së presidentit Erdogan në Shqipëri. Duke folur në emisionin Breaking në Top Neës, Ndoka u shpreh se vizita e Erdogan u zgjodh pikërisht më 17 janar, që përkon me ditën e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti ishte një dhunim i historisë së Shqipërisë.
“Me atë lëvizjen e neo otomane, ka hartuar politike të tilla të vasalitetit e padyshim ka qenë një ndër projektet e tij edhe Shqipëria. Edhe kjo ishte që Erdogan ia arriti me politikën tonë servile e me fatkeqësinë tonë natyrore të tërmetit. E ka zgjedhur me detaje dhe një datë simbolike, e ka pasur tendenca të hapura. Do të përfitonte se do të kishte rritje në Turqinë e tij anadollake. Erdoganit vjen dhe i fut një mbështetje radikale, e vesh edhe gruan e tij për të pasur një mbështetje.
Për ta kthyer atë në anadollak dhe ku mediat e tij i bëjnë jehonë se erdhi si sulltan me makina e bodigardë. Duhet të kemi të qartë BE dha 1,2 mld euro, një pjesë e tyre donacione, nuk ka asnjë lider që ta kthejnë dhuratën në simbolikë personale, në një kohë që është një investim që nuk kalon asgjë pa çështjet e bankës”, tha Ndoka.
Ai bëri të ditur se Erdogan shkeli edhe protokollin pasi nuk preferoi të takonte dhe presidentin e një vendi homolog, duke shmangur takimin me Ilir Metën.
“Janë shumë detaje, janë historike, ai u përpoq të na dhunojë në historinë tonë. Prej 25 viteve Gjergj Kastrioti luftoi dhe pikërisht aty u fitua beteja, e aty u kap Hamza Kastrioti, simboli i tradhtisë, që u dërgua në Napoli për t’u akuzuar. Ai zgjodhi pikërisht këtë simbolikë. Erdogan kishte 365 ditë për të zgjedhur po zgjodhi pikërisht këtë datë. Pastaj ky është anadollak, se ai e thyen edhe protokollin turk, se kur vjen presidenti takon edhe homologun, presidentin e vendit, shmangu Metën”, theksoi Ndoka.
Më tej ai u shpreh se gylenistët nuk janë terroristë e këtë e ka shprehur se edhe shërbimet sekrete amerikane, të cilat kanë refuzuar të dorëzojnë liderin e gylenistëve.
“Erdogan i dha ultimatum Ramës, ka probleme me kurdët e ka përdorur gjenocid ndaj tyre. Këto modele, i kanë shërbyer Ramës që i ka kopjuar disa. Këto presione direkte, që i thotë unë vërtetë unë ti dhashë këto apartamente, afro 420 mln euro, që i merr vetë mbrapsht lekët, se i ndërtoi me firmat e punëtorët turq. Duhet të kemi qartë se janë 42 milionë euro janë kostoja e 2 km rrugë të unazës.
Pra dhe në mund ti ndërtonim vetë dhe të mos bëheshim vasalë të tij, që na vë kushte se ose dorëzoni këto qytetarë turq e që janë model në respektimin e ligjeve, por vjen sulltani Erdogan dhe thotë se është organizatë kriminale, por që në fakt nuk rezulton e tillë as në raportet e SHBA dhe në shërbimet sekrete amerikane, nuk ia kanë dorëzuar amerikanët Erdoganit liderin e tyre”, theksoi Ndoka.