Çfarë paralajmëron Meta? Deklarata e fortë e Presidentit: Për të ardhmen kam plane të udhëheq, jo të udhëhiqem

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku u shpreh se në të ardhmen ka në plan të udhëheqë dhe jo të udhëhiqet.

Ai u shpreh se në të ardhmen do të udhëheqë betejat për sovranitet, por nuk do të ketë rëndësi nën logon e kujt partie, pasi logoja e tij është ajo e Shqipërisë.

“Për të ardhmen kam plane të udhëheq, nuk kam plane që të udhëhiqem. Mendoj se lidershipi im ka qenë i drejtë. Ky popull duhet të fitojë lirinë e tij dhe nuk duhet të presë më nga askush. Kjo e ka sjellë në këtë situatë. Liria fitohet, nuk dhurohet. Në të ardhmen do udhëheq betejat për sovranitet. Nuk ka rëndësi logoja e partisë, do kem gjithmonë logon e Shqipërisë”, tha Meta në Syri Tv.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT