Basha pritet në protestë nga gratë, i qëlluan makinën me vezë:S’ka nevojë për xhelozi, kryetari është i të gjithëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është duke mbajtur pranë RTSH-së një takim me gra dhe vajza të PD.

Megjithatë, ndërsa kryedemokrati mbërrinte në takim, disa gra të LDG-së dhe të rinj të FRPD e kanë pritur me pankarta dhe thirrjet “Basha ik”.

Kreu i të djathtëve e ka marrë me sportivitet situatën dhe u tha të pranishmeve në takim, se nëse ata jashtë do të ishin gra do t’u thoshtë “hajdeni brenda, nuk ka vend për xhelozi, kryetari është i të gjithëve”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT