VIDEO/ Spahiu tregon pamjet kur sulmohet Basha me vezë: S’keni parë gjë akoma, lufta ende s’ka filluar. I vetmi…!

Disa protestues demokratë e pritën Lulzim Bashën sot me vezë, pankarta dhe thirrje “Basha ik!”.

Në momentin që Basha mbërriti për një takim, në një lokal pranë RTSH-së, protestuesit hodhën vezë në drejtim të tij.

Teksa ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka publikuar pamjet, shkruan se Basha është njeriu i vetëm në gjithë planetin, që mban karrigen e opozitës me police.

Postimi i plote i Spahiut:

Sulmohet me vezë dhe domate Lulzim Basha, njeriu i vetëm në gjithë planetin, që mban karrigen e opozitës me policë.

Kemi dëgjuar që s’largohen kryeministra nga pushteti, por ky debil është i pari në histori që mban me dhunë opozit?n.

S’keni parë gjë akoma: Lufta ende s’ka filluar…./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT