‘Provat e administruara s’janë origjinale’/ Ish-kryehetuesi i komunizmit: Mehmet Shehun e vr*në, nuk u lejua autopsia!

Qemal Lame ish-kryetar i hetuesisë gjatë kohës së komunizmit, tha gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se skena në të cilën u gjet i vdekur Mehmet Shehu. Ai hodhi dyshime të forta se Shehu është vr*rë, ndërsa tha se nuk është lejuar as bërja e autopsisë.
“Ngjarja është krejtësisht e manipuluar. Në rast se kryhet një vr*sje apo vetëvr*sje ka gjurmë të tjera. Në rastin konkret provat që janë administruar nuk janë origjinale. Vendi i ngjarjes është ribërë. Nuk është vendi i ngjarjes origjinal. Që kur vajti bodiguardi i ka gjetur të hekurosur, batanijet të sheshuara, i mbuluar, i rregulluar dhe në rast se do të kishte kryer vetëvr*sje nuk do të kishte qenë në atë gjendje”, tha Lame.
Ai u shpreh se është urdhëruar të mos bëhet autopsia, ndërsa pohoi se edhe Ministri i Shëndetësisë që foli për vr*sje, u dënua me pushkatim.
“Është urdhëruar të mos bëhet autopsia. E dyta, Ministri i Shëndetësisë sapo shkoi tha: është vr*sje, jo vetëvr*sje, ndaj dhe u dënua me pushkatim”, tha Lame.
Ndërsa foli lidhur me letrën që mendohet se Shehu la, Lame pohoi se ajo nuk është origjinale.
“Letra që është gjetur për mua nuk është origjinale. Është bërë propozim që letra të futet në dosjen hetimore. Kam kërkuar të bëhet ekspertimi kaligrafik. Letra është dërguar me porosi që të futet në dosje. Krijova mendimin që nuk është origjinale, sepse është shkruajtur me nje qetësi të tillë që nuk mund të jetë e tillë për një njeri që do të vr*si veten. Kur letra u kërkua të futej në dosje kam kërkuar kaligrafinë me një shënim drejtuar Enver Hoxhës. Erdhi përgjigja dhe thanë që nuk ka nevojë të futet në dosje. Në fillim procesverbali erdhi për vr*sje, ky procesverbal është zhdukur”, u shpreh Lame./m.j