“Janë bërë kashtë e k*qe”, ironizon Patozi: Dy “legjendat” e PD kanë zero shanse tani për të fituar ndonjë bashki

Ish-kordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar “dy kampet” e krijuara në Partinë Demokratike, nga njëra anë kryetari Lulzim Basha me deputëtët e PD dhe nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha me grupin e Rithemelimit.
Patozi shkruan se para dy vitesh kur ishin bashkë mund të fitonin disa bashki, ndonëse nuk hynë në zgjedhje, ndërsa tani që janë bërë kashtë e k*qe shanset për të fituar janë zero.
Postimi i plotë i Astrit Patozit:
TË NDARË JANË MË “TRIMA” DHE MË TË FORTË
Për të kuptuar se çfarë i kanë bërë Partisë Demokratike këta dy “legjendat”, që po kacafyten sot për logon, nuk ka nevojë për shumë histori dhe për shumë mend.
Para dy vjetësh, kur ishin bashkë dhe ishte e sigurt që disa bashki mund t’i fitonin, këta nuk hynë fare në zgjedhje.
Tani që janë bërë kashtë e koqe, dhe i kanë shanset afër zeros, duan të hyjnë me të paktën dy kandidatë për çdo bashki (pa llogaritur preleminaret e “foltores”). Gjithmonë në rast se pranon Luli, sepse ai nuk e ka thënë ende fjalën e fundit, por po bën sikur nuk e ka mendjen që po bie era zgjedhje, njësoj si Ilir Meta kur pyeste Celibashin se çfarë dinte për 6 bashkitë e mbetura prej gati dy vjetësh pa kryetar.