“Fol si n’shpi”/ Nisma për zerimin e roming, Bregu: Maksimalisht 500 dhe minimalisht 305% e rritje të trafikut të telefonisë celulare dhe internetit

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka bërë bilancin e nismës së ndërmarrë nga 1 korriku i vitit të shkuar ku shërbimi i telefonisë roaming u zerua për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bregu e konsideroi ecurinë e nismës “Fol si n’shpi”, si një histori suksesi ku ndau edhe shifrat e trafikut të telefonisë celulare dhe internetit.

Ndër të tjera ajo shkruan:

Ja ta fillojmë vitin mbarë 🧿me një lajm të mirë që mund 🥊skepticizmin e gjithkujt që e ka të vështirē të besojë tek bashkëpunimi!
Sot, sa për një dozë të shëndetshme realiteti, me kënaqësi ju them se nga data 1 korrik 2021 kur 📲 #folsinshpi ose #roamlikeathome, ka hyrë në fuqi si regjim me tarifa zero në të gjithë rajonin, sot kemi:
Maksimalisht 5️⃣0️⃣0️⃣ dhe minimalisht 3️⃣0️⃣5️⃣ % e rritje të trafikut të telefonisë cellulare dhe internetit👏🏻😊🎉
Shqipëria 🇦🇱 vetëm në tremujorin e fundit të 2021 ka shënuar një rritje prej 4️⃣0️⃣0️⃣% numrit të përdoruesve në roaming.
Përndryshe, një shërbim mëse i mirëpritur nga qytetarët e #ballkanitperendimor, më shumë komunikim e lehtësi për biznesin e të rinjtë.
Dhe,
për më shumë, përveç krenarisë që kemi koordinuar një punë kolosale mes të gjithë vendeve të Rajonit, na ndiqni në ditët në vijim…”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT