“Taulanti është i madhërishëm”/ Presidenti Meta: Balla përfaqësues i mazhorancës dhe i opozitës

Presidenti Ilir Meta ka patur ditën e sotme një prononcim për mediat lidhur me datën e zgjedhjeve të pjesshm që pritet të zhvillohen për bashkitë pa kryetar.
Teksa ka shtuar se zgjedhjet mund të mbahen në datë 27 shkurt ose 6 mars, një datë akoma e pa fiksuar , Meta ka komentuar edhe prezencën e Ballës sot në Presidencë.
Meta me nota humori është shprehur se Talutant Balla është i madhërishëm, përfaqësues I shumicës por edhe i pakicës.
“Kisha dilema, ta ndaj mes jush se mos kushedi ndonjë parti bojkoton zgjedhjet, por mora garanci nga zoti Balla që do ta respektojnë datën e të gjitha. Me pak fjalë, nuk ka pasur konsultimin me asnjë parti politike, por me shumicës. Nuk kemi pse të spekulojmë, po të kishte takime me partitë, do t’i bëja ftesë kryetarit ose Sekretarit të Partisë. Nuk ishte ndonjë gjë e rëndësishme për të pasur në takim kryetarin e Kuvendit. Kisha dyshime mos bojkotonte shumica. Opozita nuk mund të ankohet nëse i jep më shumë kohë për të hyrë në zgjedhje, forca që është në pushtet është më e përgatitur. E di unë ku doni të kaloni ju, zoti Taulant është i madhërishëm, është përfaqësues i shumicës, i cakton vendin edhe pakicës.”- tha Meta./Gazeta Shqip