Çipa: Policia e Elbasanit ka zbuluar 93% të krimeve; Drejtori Nano: Vazhdoni goditjet, tolerancë zero

Drejtori i Policisë së Elbasanit Ardian Çipa, ka bërë sot bilancin e punës në institucionin që drejton, shkruan newsbomb.al. Ai ka thënë se gjatë vitit 2021 ka pasur një rritje të veprave penale, por është rritur dhe zbulueshmëria e tyre nga ana e Policisë.
“Në vitin 2021 janë evidentuar 2781 vepra penale nga të cilat janë zbuluar 93% e tyre. Objektivi ishte 2600 vepra. Kemi rritje të veprave penale në 224. Gjatë 2021, kanë ndodhur 9 vrasje nga të cilat 5 janë të zbuluara. 4 vrasje kanë ndodhur për motive të dobëta. Krime seksuale janë 15 të cilat janë zbuluar me autorët. 56 vepra me pak se 2020. Niveli i kriminalitetit shënon ulje. Po punohet për 4 vrasjet e pazbuluara”, ka thënë Çipa.
I pranishëm në analizën e punës së Policisë së Elbasanit ishte dhe drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano. Ai vlerësoi punën e strukturave të Elbasanit, por këmbënguli që të vazhdohet goditja ndaj krimit me tolerancë zero, shkruan newsbomb.al.
“Strukturat në gatishmëri për të goditur aktivitete kriminale. Puna do të vazhdojë pavarësisht rezultateve shume te mira për Elbasanin. Tolerancë zero ndaj krimit. Ritheksoj angazhimin e policisë për të qenë pranë drejtorive vendore. Kërkoj bashkëpunim me qytetarët për arritjen e objektivave për një ambient sa më të qetë në Elbasan”, u shpreh Nano.