5 Maji / Braçe: Të gjithë do marrin shtëpitë që u takojnë! Më drejtë se kaq nuk ka

Erion Braçe hedh poshtë akuzat e Partisë Demokratike se shtëpitë e banorëve të “5 Maji” në Tiranë po shemben për të ndërtuar pallate oligarkët.
“Te 5 Maji po ndërton një lagje të tërë shteti”, thotë ai.
Më pas, deputeti dhe ish-zv.kryeministri deklaron se banorët janë shpërblyer në mënyrë të drejtë.
“Që e vërteta të mos vritet nga zhurma e gangsterëve politikë: çdo banor që ka një truall e shtëpi me certifikatë pronësie do të marrë metër për metër sipërfaqen e shtëpisë, por edhe truallin. Çdo banor që ka një shtëpi të palegalizuar, apo të skualifikuar nga legalizimi do të marrë metër për metër sipërfaqen e shtëpisë në pallatet që po ndërtohen”, shkruan ai.
Sipas Braçes, pallatet që po ndërtohen do të strehojnë banorët me shtëpi të dëmtuara nga tërmeti dhe banorët që u prishen shtëpitë nga rindërtimi.