Ish-këshilltari i Metës “thumbon” Bashën: Nga 2019-a, Presidenti ka dekretuar 2 herë zgjedhjet vendore por PD nuk është regjistruar, duket se edhe hera e tretë nuk do na zhgënjejë
Preisdenti Ilir Meta pritet që të njoftojë pas pak në emisionin “Opinion” datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 bashki.
Ish-këshilltari i tij, Ilir Kulla, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka thumbuar kryedemokratin Basha, pasi shprehet se PD nuk do të regjistrohet në këto zgjedhje, ashtu siç nuk është regjistruar në 2 zgjedhjet e fundit vendore të dekretuara nga Presidenti që nga viti 2019.
“Nga 2019 e sot Presidenti ka dekretuar 2 here zgjedhjet vendore, te dyja heret PD e Bashes nuk eshte regjistruar ne to, me duket se dhe hera e trete s do na zhgenjeje”, shkruan Ilir Kulla.