Fillojnë sërish përleshjet mes protestuesve dhe njësisë special
aksionin për t’i larguar protestuesit e Vetëvendosjes, të cilët po
qëndrojnë ulur para hyrjes veriore të Kuvendit, me ç’rast kanë bllokuar
hyrjen e Kuvendit si dhe rrugën e cila është për qarkullim të
automjeteve.
Përleshjet
mes policisë dhe protestuesve, po vazhdojnë dhe në këto qaste dhe se
policia po arreston protestuesit, të cilët nuk po i binden urdhrave të
policisë. /Kosovapress/
…………………
Protestuesit ulur bllokojnë hyrjen e kuvendit dhe rrugën
Me
thirrjet “Policia është e jona, jo e Qeverisë“ dhe “Jo negociata me
Serbinë, Bashkim me Shqipërinë“, protestuesit po vazhdojnë protestën e
tyre, duke qëndruar ulur në rrugë, duke bllokuar kështu hyrjen veriore
të Kuvendit, po ashtu dhe rrugën, e cila është për qarkullimin e
automjeteve.
Si pasojë e kësaj bllokade, janë krijuar kolona të
gjata të automjeteve dhe autobusëve. Protesta po vazhdon me fishkëllima
të shumta dhe me thirrje për mos ratifikim të kësaj marrëveshje.
Ndërkohë
që Kuvendi po i vazhdon punimet, ku pritet të votohet edhe ratifikimi i
marrëveshjes së arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë, për normalizim
marrëdhëniesh. /Kosovapress/
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.