Meta optimist: Vendimi për shkarkimin tim, farsë, jashtë afateve dhe logjikës kushtetuese

“Lidhur me vendimin e Parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit me farsën për shkarkimin e Presidentit jashtë gjithë afateve dhe jashtë gjithë logjikës së Kushtetutës vetëm se ka bërë një intervistë tek kolegu juaj, kaq mjafton për të pasur një atmosferë tepër optimiste dhe pozitive. ne këtu do të jemi, në histori do të hyjë 2 marsi”.

Kështu deklaroi kreu i shtetit, Ilir Meta nga qyteti i Shkodrës sa i takon i takon vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shtyrjen me 1 shkurt të shqyrtimit të cështjes së tij për shkarkimin nga posti i presidentit.

“Ne këtu do të jemi. Në histori do të hyjë 2 marsi”, theksoi Meta. Ai në një intervistë televizive pati deklaruar se mezi po pret t’i bashkohet popullit të 2 Marsit, duke nënkuptuar mitingun e thirrur nga ai dy vite më parë. Një qëndrim i tillë shihet edhe si paralajmërim që Meta do t’i rikthehet fuqishëm politikës aktive.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT