Pas dekretit të Metës, Rama mbledh Kryesinë: PS ndez motorët e fushatës

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS kryesinë e partisë menjëherë pas nxjerrjes së dekretit nga presidenti Ilir Meta për zhvillimin e zgjedhjeve më 6 mars.

Çështjet që do adresohen në këtë mbledhje janë dy dhe lidhen me përcaktimin e kandidatëve dhe organizimin e Kongresit.

Kongresi i PS që do të zhvillohet të shtunën e ardhshme e do të shpalosen objektivat e qeverisë në këtë mandat qeverisës.

Nga ana tjetër, në këtë mbledhje kryesie pritet të flitet edhe për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit të mbetur pa kryetar. Drejtuesit politik të qarqeve kanë marrë emra të propozuara nga baza e anëtarëve të partisë në bashkitë përkatëse dhe do të bëjnë vlerësimet e duhura.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT