Thaci: Egjipti e ka njohur Kosovën
Kryeministri i
Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Egjipti e ka njohur Kosovën. Ai ka
thënë se këtë lajm ia ka konfirmuar kryeministri i Egjiptit. Thaçi ka
thënë se mbetet në autoritetin e Kajros, të presidentit Morsi që ta bëjë
publike njohjen e Kosovës.

“Kemi zhvilluar takime të përbashkëta trilaterale të organizuara
nga kryeministri Erdogan, me kryeministrin e Tunizisë, ndërsa një takim i
veçantë që kemi pasur të përbashkët me kryeministrin e Turqisë, Erdogan
unë si kryeministër i Kosovës dhe kryeministri i Egjiptit diskutuam
definitivisht për përshpejtimin e procesit të njohjes nga Egjipti për
Kosovën. Është edhe konfirmim i kryeministrit të Egjiptit në praninë
time dhe të kryeministrit Erdogan se, Egjipti tashmë e ka marrë vendimin
për ta njohur Kosovën, ndërsa mbetet në autoritetin e Kajros, të
presidentit Morsi që ta bëjë publike njohjen e Kosovës. Njohjet që do të
vinë nga Egjipti dhe Tunizia ditëve në vijim janë shumë të rëndësishme
për Kosovën sepse do t’u hapte rrugë edhe vendeve të tjera për ta marrë
një vendim të tillë”, ka thënë Thaçi, raporton RTK.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se arritja e
marrëveshjes në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe
Serbisë është një hap historik në të mirë të dy shteteve dhe rajonit në
tërësi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi thënë se marrëveshja e arritur
në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë duhet të merret si shembull i mirë
nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që këtë ta bëjnë
tashti.

“Ngase po dëshmohet çdo ditë e më tepër që pavarësia e Kosovës i ka
sjell rajonit më shumë paqe, stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe
perspektivë evropiane”, ka thënë Thaçi, në hapjen e takimit vjetor të
Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që filloi punimet në
Stamboll. Kryeministri Thaçi ka bërë një ekspoze të progresit që ka
arritur Republika e Kosovës gjatë 5 vjetëve të pas shpalljes së
pavarësisë, duke potencuar njohjen e shtetit të Kosovës nga rreth 100
shtete të botës. “Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e
Kosovës janë të përcaktuar për të ardhmen euroatlantike të vendit, duke
punuar me përkushtimin më të lartë institucional për përmbushjen e të
gjitha kritereve dhe standardeve demokratike të integrimit”, ka thënë
Thaçi.

–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.