Shtypi grek: Shqipëria kthen faqe. Athina pati investuar tek Berisha
Një nga gazetat e njohura në Greqi, Etnos, që shpesh njihet si përkrahëse e PASOK, ka shkruar një artikull të gjatë për zgjedhjet në Shqipëri, me titullin “Shqipëria kthen faqe me Edi Ramën”.
Në shkrim thuhet se ish- kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka ruajtur njëfarë marrëdhënie rudimentare me PASOK-un si një parti simotër, por marrëdhëniet e tij me Athinën kanë qenë praktikisht zero, pasi Athina pati investuar tek Berisha, si një politikan me eksperiencë dhe i besueshëm.
“Një pikë kthese në marrëdhëniet e Ramës me Greqinë erdhi kur ai mori përsipër që të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen për delimitimin e zonave kufitare detare me Greqinë. Pasi kjo marrëveshje u anulua, marrëdhëniet greko- shqiptare shkuan në pikën e ngrirjes,” shkruan Etnos.
Megjithatë në gazetë thuhet se PBDNJ ka vendosur të bashkëpunojë me PS-në, sidomos pas deklaratave nacionaliste dhe irredentiste të Berishës.
Në shkrim theksohet se PBDNJ ka marrë një mandat me Vangjel Dulen direkt, ndërsa Andrea Marko e merr mandatin nga lista e PS.
Në shkrim thuhet edhe se dy deputetë të minoritetit, Anastas Angjeli dhe Vangjel Tavo do jenë pjesë e deputetëve të aleancës së majtë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.