“Së bashku jetën me e kalu”/ Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Ilir Meta ka harruar për pak çaste politikën, ku në një restorant në Shkodër ia ka marrë këngës me këngëtarin e njohur të këtij qyteti Bujar Qamilin.

Videon e ka psotuar vetë presidenti që shprehet se e ka të pashmangshme të mos përfshihet kur këndon Bujar Qamili.

“Bilbili i Shkodrës është magjik dhe nuk mund t’i rezistosh, përveçse t’i dorëzohesh talentit të tij”, shkruan Meta.

Presidenti pas shpallljes së zgjedhjeve në 6 bashki, ishte në Shkodër, ku edhe në këtë qytet do të votohet për kryetarin e njësisë vendore. Ai pati një vizitë rrufe, ku dukshëm vizita blic mund të lidhet edhe me njohjen e situatës nga afër pas përplasjeve të forta të demokratëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT