A është “sulltani” me agjendë të fshehur në Ballkan? Ekspertja: Autoritetet në Ankara i kanë kërkuar Shqipërisë që të…

Eksportet e droneve janë tregues se qeveria e Erdoganit po e konsolidon pozitën e Turqisë në rajon edhe me mjete të fuqisë së fortë, thotë për DW ekspertja turke për Ballkanin.
hte fokusuar deri tani në mjetet e fuqisë së butë (soft power) në ndërveprimet e saj me Ballkanin. Përqendrimi i Turqisë në eksportet e droneve është diçka që meriton vëmendje, duke pasur parasysh rritjen e tensioneve gjatë kohëve të fundit në rajon.
A është Turqia konkurrente e BE-së në Ballkan?
Politikëbërësit turq kanë deklaruar shpesh se Ankaraja mbështet anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet transatlantike. Edhe studimet e mia shkencore kanë treguar se Turqia dhe BE-ja nuk janë konkurrentë në Ballkan, por aktorë plotësues. Pra, ekziston një fushë e gjerë bashkëpunimi midis Ankarasë dhe Brukselit në lidhje me politikën e tyre në Ballkan. Por ky potencial nuk shfrytëzohet për shkak të problemeve politike aktuale mes Turqisë dhe BE-së.
Si mund të bëhet ky bashkëpunim?
Ka shumë fusha, ku diplomacia turke është aktive në Ballkan. Një shembull i mirë është nisma më e fundit e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem ?mamo?lu., që bashkon 40 qytetet ballkanike, Nisma e njohur si B40 u lancua në nëntor 2021 dhe synon të kontribuojë për paqen rajonale duke punuar së bashku për të adresuar sfida të ndryshme globale.
Birgül Demirta? është profesore për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Turko-Gjerman në Stamboll. Në vitin 2005 ajo bëri doktoraturën në shkencat politike në Universitetin e Lirë të Berlinit. Është autore e shumë artikujve dhe librave, ndër të tjera, mbi politikën e jashtme turke në Ballkan, Gjermani dhe Lindjen e Mesme.
DW