“Po bëjmë një aleancë akoma më të fortë!”/ Ambasada Amerikane: 50 mln euro për bazën e Kuçovës, ja sa avionë pritet të mbajë

“Po bëjmë një aleancë të fortë akoma edhe më të fortë!”. Kështu deklaroi sot ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim teksa mori pjesë në një ceremoni në bazën ajrore të Kuçovës, me rastin e fillimit të një projekti rindërtimi prej 50 milionë eurosh të NATO-s.

Ajo theksoi se gjatë viteve të ardhshme, NATO do të financojë rinovimet dhe ndërtimin e plotë në bazën ajrore të Kuçovës.

Pas përfundimit, baza do të jetë në gjendje të mbajë gjashtë avionë luftarakë në baza periodike.

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Begaj mbajtën të gjithë fjalën e rastit, duke pohuar se ky është një tjetër hap në rritjen e rolit të Shqipërisë si anëtare e aleancës./m.j

foto galeri foto galeri foto galeri

“Po bëjmë një aleancë akoma më të fortë!”/ Ambasada Amerikane: 50 mln euro për bazën e Kuçovës, ja sa avionë pritet të mbajë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT