Arvizu: Vepro tani, voto për të zgjedhur udhëheqësit e ardhshëm
Ambasadori amerikan, duke celebruar një vjetorin e nismës Act Noë, ka
kërkuar nga shqiptarët që të dalin të votojnë ditën e nesërme.
“Dita e sotme shënon përvjetorin e parë të nismës ACT Now!, ose Albanians Coming Together Now! – Shqiptarët Bëhen Bashkë Tani!
Më kujtohet që, edhe një vit më parë, ne përuruam këtë nismë në
mesin e një vape përvëluese, dhe kështu, edhe përvjetorin e saj të parë
po e festojmë përsëri në këtë vapë, këtu, në Kopshtin e Trëndafilave të
Ambasadës Amerikane.
Dua të falënderoj të gjithë ata që e përqafuan këtë nismë me kaq
entuziazëm, shqiptarët në mbarë vendin, si edhe personelin e Ambasadës.
Ideja kryesore e nismës ACT Now! është nxitja e një komunikimi më
të mirë midis qytetarëve dhe udhëheqësve të zgjedhur prej tyre, për të
mirën e vendit, dhe për të mirën e të gjithë shqiptarëve.
Dhe, siç e kam thënë dhe më parë, ka qenë diçka që na ka ngrohur
zemrën të gjithëve ne këtu në Ambasadë, kur kemi parë se si kjo ide ka
arritur të prekë imagjinatën e njerëzve, dhe se si njerëzit e kanë
përqafuar atë ide me entuziazëm. Në mbarë vendin, ne kemi parë nisma, të
mëdha e të vogla, që i kanë afruar njerëzit ndaj njeri-tjetrit, i kanë
bërë bashkë ata, në një frymë shprese, optimizmi dhe pozitiviteti, të
cilat, në të vërtetë, përfaqësojnë pikërisht nismën ACT Now!
Të dielën, në 23 qershor, shqiptarët në mbarë vendin do t’iu
drejtohen kutive të votimit dhe do të angazhohen realisht në aktin më të
rëndësishëm të nismës ACT Now!, që është të shprehurit e rolit të tyre,
dhe dhënia e votës së tyre për zgjedhjen e udhëheqësve të ardhshëm.
Kështu, në këtë përvjetor të parë të nismës ACT Now!, ne
dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë. Unë dëshiroj të falënderoj
secilin personalisht, përfshirë dhe personelin këtu në Ambasadë, që
është përpjekur shumë për ta bërë realitet këtë ide. Dhe tani, në fund,
dëshirojmë të themi…VEPRO Tani“, thuhet në mesazhin e ambasadorit amerikan./b.l
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.