Ylli shqiptar i Barcelonës (FOTO & VIDEO)

Labinot Kabashi, të cilit ia ka kushtuar një shkrim të veçantë e përditshmja spanjolle, ‘El Mundo Deportivo’. Baba nga Kosova, nënë nga Finlanda dhe vendbanim në zemër të Katalunisë, në Bages, vendlindje e ish-futbollistit të Barcelonës, Gabriel Garcia de la Torre.
Ky është kombinimi interesant i njërit prej talenteve më të mëdhenj të Barcelonës, Labinot Kabashi, mesfushori  i ekipit Infantil B.
Labinoti është lindur në Skenderaj të Kosovës, më 28 shkurt 2000, disa muaj pas përfundimit të luftës së fundit në atdheun e tij.
Lufta në Kosovë e kishte detyruar familjen e tij ta merrte rrugën e kurbetit, duke shkuar në Finlandë, për të përfunduar më pas në Kataluni.
Ai i ka nisur hapat e parë të futbollit në Sallent. Shpejt i është bashkuar ekipit të të rinjve të Gimnastic Manresa, një tjetër skuadër me një raport të mirë me Barcelonën, prej nga vinte edhe Pep Guardiola.
Në sezonin 2010-11-të, Kabashi kishte kaluar në ekipin Alevin D, të cilin e drejtonte Alex Gomez, ndërsa më pas kaloi në ekipin B të Jordi Font.
Më pas, ai kaloi në ekipin A të Marcel Sans, në prestigjiozen MIC de Futbol 11, në të cilën ishte vendimtar në gjysmëfinale, pas një goli të shënuar ndaj Manchester Unitedit.
Këtë sezon, ai ka përmirësim në fiziku i tij, ndërsa ka përparuar edhe në aspektin taktik dhe teknik, duke u bërë lojtar i rëndësishëm i Infantil B. Në turneun e Aronas, ai shkëlqeu duke realizuar katër gola në finale ndaj Borussia Dortmundit, ndërsa kontribuoi edhe në goditjet e penalltive në gjysmëfinale ndaj Atletico Madridit.
Ai po ashtu mund t’i mbulojë edhe pozitat e sulmit. Shquhet për aftësitë e jashtëzakonshme, duke e lidhur me sukses mbrojtjen me sulmin. Mirëpo, virtyti i tij kryesor është se ende është fëmijë dhe është lojtar që lufton në mënyrë të jashtëzakonshme.
Nëse ndonjë fëmijë dhe familja e tyre e meriton që të ëndërrojë që një ditë të shkel në Camp Nou si futbollist, ai është Labinoti.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT