“21 Janari” dhe drejtësia/ Rama live: E kemi shlyer detyrimin që na takon, ja për çfarë e kam fjalën

Kryeministri Edi Rama ka pasur ditën e sotme një dalje për mediat teksa ka folur për protestën e “21 Janarit” dhe drejtësinë që kërkojnë familjarët e 4 viktimave.
“Të thuash se 4 njerëz u vranë se nuk duhet të shkonin në boulevard, dmth të mos meritosh asnjë koment.
Nga ana tjetër meritojnë patjetër një koment ata që thonë se fajin e kam unë dhe qeveria kur thonë pse nuk janë para drejtësisë autorët.
Ne e kemi shlyer atë pjesë të detyrim që na takon me Dëshmorët e ‘21 janarit’. DHe këtu e kam fjalën për Reforëmn në Drejtësi e cila përgojohet përditë nga armiqtë e saj, përbaltet dhe masakrohet përdit foltore më foltore, bravë për bravë por që është padyshim guri I themelit të munguar në këtë vend ku drejtësia nuk ka qenë kurrë e drejtë dhe e barabartë.”- tha Rama./ Gazeta Shqip