Abrashi refuzon Hitzfeldin e Zvicrës: Do të luaj për Shqipërinë
Mesfushori 23-vjeçar i Grasshoppers Amir Abrashi ka refuzuar zyrtarisht Kombëtaren Zvicerane, për tu bashkuar me ngjyrat Kuq e Zi.
Mesfushori me origjinë nga Kosova ka pasur dje një takim kokë më kokë me trajnerin e Zvicrës , Ottmar Hitzfeld. Por edhe ky takim nuk e ka bindur mesfushorin shtatshkurtër për t’u bashkuar me helvetët.
“Ishte një bisedë e mrekullueshme me zotin Hitzfeld. Më tha që më ka vëzhguar prej kohësh, dhe se duhet të kem pak durim. Por isha shumë i sinqertë. Por unë jam realist. Në Kombëtare ka rreth 7 mesfushorë të tjerë përpara meje. Prandaj kam zgjedhur të luaj me vendin tim, Shqipërinë.
Është një hap i madh për karrierën time” – tha Abrashi për mediat zvicerane.
Mediat nuk kanë hezituar ta cilësojnë këtë refuzim si një “lajm shumë të keq”.
Mediat nuk kanë hezituar ta cilësojnë këtë refuzim si një “lajm shumë të keq”.
“Gattuso i Grasshoppers”, siç quhet 23 vjeçari shqiptar, ka qenë pjesë e Kombetares olimpike helvete në Lojrat Olimplike të Londrës, dhe tani do të jetë jo thjesht pjesë e Kombëtares së atdheut të tij, por dhe kundërshtar i Zvicrës në datë 11 tetor.
Abrashi është një nga emrat e Gianni De Biasit që do të jetë ditën e hënë në Shqipëri për sfidën e 7 qershorit kundër Norvegjisë. Ai pret “dritën jeshile” nga UEFA për tu aktivizuar në këtë ndeshje.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.