“Lumja ti moj Korç’ o lule”/ Presidenti Meta reciton vargjet e Frashërit nën flokët e dëborës (VIDEO)

Dje nga Shkodra, Presidenti i vendit, Ilir Meta, përshëndeti ndjekësit e tij me këngën “O shpirt sa të du”.
Ndërsa sot ai u shfaq në Korçë, ku nën flokët e dëborës recitoi disa vargje të Naim Frashërit.
Këtë poezi që poeti ia kushtoi hapjes së mësonjëtores shqipe në Korçë.
“Lumja ti moj Korç’ o lule!
Q’i le pas shoqet e tua
Si trimi në ball u sule,
Ta paçim për jetë hua”, reciton Meta. Ndërkohë që në FB e shqëron videon me mbishkrimin:
“Bardhësi dhe mbarësi përherë për Korçën, të parën lule!”.