“Zhvishini politikanët”, rrëfehet Murrizi: Jemi qeverisur nga ish-komunistë që s’ besojnë në Zot, e shohin veten në karrige!

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar se në politikën shqiptare, në 30 vite jemi qeverisur nga ish-komunistë që nuk besojnë në Zot, por e shohin veten në karrige.

‘Në politikën shqiptare vë re se në 30 vite jemi qeverisur nga ish-komunistë dhe ata janë ateistë nuk besojnë në Zot. Ata e shikojnë veten në karrige. Këta punë e quajnë vjedhjen dhe ngaqë janë të pangopur mendojnë se do të jenë të përjetshëm. Njeriu ka një cikël, puna është të mos bëhesh salcë pa të ardhur vakti. Emri rron më gjatë se kufoma, lum ai që lë emrin e mirë të rrojë sa më gjatë’, u shpreh Murrizi.

Më tej Murrizi u ndal te familja, ku tha në një intertvist në “Neës24” se ka  preferuar që ta mbajë larg politikës, ndërsa tregoi se udhëton më shumë më makinë, pasi ka frikë të udhëtojë me avion. Ai iu drejtua gazetarëve me nota humori duke iu thënë: “Intervistoni politikanët, zhvishini nga pektu i politikës”.

“Unë lëviz më shumë me makinë sepse e kam pak frikë avionin. Sa i përket marrëdhënies më fëmijët, inatin nuk e kam të gjatë. Si çdonjëri të gjithë gabojmë…Jam një njeri që di të them edhe më fal, por jam shumë i rezervuar dhe përpiqem të jem shumë korrekt.  Jam një njeri që dua të rri me njerëz, dhe e vetëm e kam problem të qëndroj. E pranoj që nuk di të gatuaj. Por unë besoj se si çdo zanat edhe gatimi është një zanat që nuk e bën çdo njeri. Emigrimi është shumë i rëndë edhe pse shumë pak mund të jenë ata që edhe pse janë të plotësuar kanë një boshllëk se nuk jetohet vetëm.

Unë nuk e ndërroj me asnjë pasuri në botë një darkë më fëmijët tanë, me familjarë. Njeriu është lakmitar dhe nuk ngopet, por këtu jemi kalimtar. Unë nuk them se jam fukara, por kur nuk të mungon gjë në familje atëherë jam mirë. Nuk e di nëse kam bërë mirë që kam zgjedhur të qëndroj këtu, koha do ta tregojë, por edhe fëmijët do të doja t’i kisha këtu. Më mirë këtu dhe i veshur thjeshtë e në vend të vend, se sa me helikopter privat dhe në Australi’, tha më tej ai, ndërsa shtoi me nota humori që gazetarët të mos kursehen, por të intervistojnë politikanët dhe ti zhveshin nga petku i politikës: ‘Pallavra shit sa të kesh qejf , ti je baba i kombit e çfarë të duash, por kur nuk kujdesesh për prindërit çfarë kuptimi ka. Thirrini politikanët dhe zhvishini, mos u kurseni në asnjë moment”, u shpreh Murrizi.

Kujtojmë se më herët ish-deputeti Myslim Murrizi është kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës me akuzën e fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të parave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT