“Erdogan nuk bën më nëna”/ Flet këngëtari që i thuri këngë: Na nderoi duke i rënë borisë në Laç

“Erdogan nuk bën më nëna”, grupi polifonik i labërisë krijoi një këngë për presidentin turk. E cila u kthye në qendër të vë mendjes, pas vizitës së Erdogan në Tiranë.
Këngëtari Guri Rrokaj rrëfeu në një emision televiziv, se nga u frymëzua për këtë këngë të cilën ia kushtoi presidentit Erdogan.
Pjesë nga biseda:
Guri Rrokaj: Vargjet, nuk pretendoj se jam shkrimtar, por jam krijues dhe tek poeti popullor, kam realizuar edhe tre libra. I fundit, me 250 këngë.
Gazetari: Si erdhi kjo këngë për Erdoganin?
Guri Rrokaj: Unë shihja televizor, shumë herë e mbaja edhe te ju, se më pëlqente. Shoh unë kryeministrin Rama në Turqi, u befasova, një pritje shumë e madhe. Kur pashë aty, kontrollova logjikën dhe më vajti mendja te 39 vezirë që ka prodhuar Shqipëria për Turqinë.
Gazetari: Gjithë ky krijim, që ke hedhur shpirtin aty, ky Edi Rama pse nuk e lejoi që të shfaqej në kohën kur erdhi Erdogani këtu?
Guri Rrokaj: Më shumë se e njihni ju gazetarët Edi Ramën, unë nuk hyj në punët e atij. Ne na ftoi ambasada turke, por u çakordua axhenda. Përshëndeti me bori nga makina, unë me grupin këndova nja dy këngë.
Kur tha ai do të bëj spitalin në Fier, unë atë natë krijova këngën. Të gjithë zërat aty janë të mijtë. Unë e realizoj polifoninë vetëm. Ne për këngë kemi lindur, po përse të mos shërbej për marrëdhëniet kulturore me Turqinë?