FOTO: Fotografia e saj u bë simbol i dhimbjes për 21 janarin, si duket sot njëmbëdhjetë vite pas, Ana, vajza e Ziver Veizit

Ana Veizi, ishte 11 vjec kur e humbi babain Ziver Veizin. Një foto e saj me lotê në sy për babain e vrarë në protestë, u kthye në simbolin e 21 Janarit.

Në intervistën e fundit dhënë për Mira Kazhanin, në gazetën Dita, Ana Veizi në 2015-ën thoshte:

“Mendova që në momentin e parë që u zgjodh Partia Socialiste në pushtet, që do ishte një nga çështjet më kyçe të këtij shteti, por nuk ndodhi ashtu.

Jam, le të themi paksa e zhgënjyer, se avash-avash shpresa ime po shuhet, siç po mbyllet edhe çështja”.

 

Sot pas 11 vjetësh drejtësia nuk u vu asnjëherë në vend. Kohën për të ta kujton rritja e Anës, nga fëmijë në një zonjushë, me flokë të zinj, dhe pamjen e saj të ftohtë dhe të qetë.

Këto foto janë shkrepur sot, në takimin që Rama, Veliaj dhe Nikolla mbajtën në Vilën 31 me familjarë të katër viktimave të 21 janarit, ndërsa kopertina me foton e Anës është e janarit 2011:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT