“Unë besoj” slogani më popullor në prag të ndeshjes me Norvegjinë

Në prag të ndeshjes së 7 qershorit kundër Norvegjise, entuziazmi duket se ka prekur jo vetëm tifozët fanatikë, por edhe fytyra publike, gazetar, publicistë dhe vet futbollistë të Kombëtares.

Slogani i Tifozave Kuq e Zi “Une Besoj” tashmë është bërë “brend”, në një periudhë shumë të shkurtër ky sllogan është bërë “fytyra” e shumëkujt nëper rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter.

Lorik Cana, Andi Lila, Dritan Shakohoxha, Ilir Berisha, Valdet Rama e shumë të tjerë që e kanë përdorur qofte fotografine qofte parullën “Unë Besoj” . Bile para pak ditësh ishte edhe vet trajneri italian Xhani De Biazi që në profilin e tij zyrtare ne facebook ka shkruar në tre gjuhë “Unë Besoj” (shqip, italisht dhe anglisht).
Ideatori i kësaj parulle, dhe dizejnatori i fotografisë Butrint Ymeri nga Prishtin, i cili njëherit është edhe anëtar i Tifozave Kuq e Zi ka rrëfyer për Asport.info se si i ka lindur kjo ide.

Ai thotë se kjo ideja lindi pas rezultateve të mira të Kombëtares në ndeshjet e fundit, dhe siç thotë ai rezulutate që na kanë bërë “Të besojmë” që edhe kualifikimi në botëror është i mundshëm”.

“Duke marrë parasysh funksiononimin e rrjeteve sociale, është dashur një fjalë ose fjali sa më e shkurtër që do të nxiste dhe zgjonte kurreshtjen e të gjithëve, dhe që do të mund ta kombinonin me shumë shprehje të tjera si: #UnëBesoj Shqipëria në Botëror, #UnëBesoj në Kombëtaren time, #UnëBesoj në Shqipërine time!, #UëeBesoj në Kualifikim etj etj. “rrëfen Ymeri.

Ai tregon se ka kërkuar diçka në vetën e parë , pasi më këtë do ta bënte secilin “pjesë e këtij suksesi” dhe të kësaj mundësie për të kapur kualifikimin.

Dhe kështu historia vazhdon…ku ishim e ku jemi tani kur Shqipëria renditet në nivele rekorde në ranglistën e FIFA-së dhe “Unë Besoj” është bërë tashmë shumë popullor pasi me aq sa kam parë unë shumë njerëz publik e jo publik, faqet kryesore shqiptare tashmë e kanë shfaqur dhe jam jashtëzakonisht i kënaqur që ideja ime u pëlqye” përfundoi ai. – aSport –

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT