E rrallë/ Filmohet në Sazan foka mesdhetare (VIDEO)

Një pamje e rrallë është filmuar në ujërat e vendit tonë.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë ka publikuar disa pamje të rralla të fokës mesdhetare.

Ajo është kapur në parkun Kombëtar Detar Karaburun –Sazan. Foka mesdhetare e njohur me emrin shkencor “Monachus monachus” është ndër gjitarët e rrallë të përhapur në rivierën shqiptare, pasi në vendin tonë mendohet se ka më se 700 individë nga kjo specie.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT